Kanë kaluar më shumë se dy muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, dhe ende ka familjarë që jetojnë nëpër çadra, të cilët ende nuk kanë gjetur ende një banesë ose janë ankuar se nuk kanë marrë ende bonusin e qerasë gjithashtu dhe ndihmën e nevojshme nga shteti.
Pavarësisht shiut të ditës së sotëm, banorët janë grumbulluar përpara kësaj bashkie për të kërkuar një zgjidhje.
Ata vijnë çdo ditë në këto 2 muaj, ata ankohen se nuk e kanë marrë shërbimin e nevojshëm pranë Bashkisë. Në këtë Bashki më shumë se 24 mijë banesa u dëmtuan nga tërmeti.
Bashkia thotë se ka akorduar rreth 13 mijë raste për bonus qeraje por në të kundërt banorët thonë se shumë pak prej tyre kanë marrë bonusin e qerasë, pasi pavarësisht miratimit të emrit të tyre për bonusin e qerasë, kërkohen dokumentacione shtesë, siç është një kontratë qeraje e noterizuar apo një llogari bankare në një bankë specifike.
Banorët ankohen se askush nuk i pret pranë kësaj bashkie.
Për të përfituar nga fondi i rindërtimit, pavarësisht nga cfarë kanë aplikuar deri më tani, banorët duhet që në 29 janar të kryejnë një aplikim të ri nga e para, pranë bashkive të tyre për të përfituar nga rindërtimi.
Disa prej banorëve thanë për ABC News se apartamentet apo shtëpitë e tyre janë dëmtyar nga tërmeti i 26 nëntorit por ende uk është kryer një kontroll i tyre nëse janë të banueshëm ose jo.
Edhe pse radhët ë banorëve në pritje të një përgjigje nga Bashkia Durrës janë të gjata, në punë ka qenë vetëm një sportel me një punonjëse të bashkisë e cila ofron shërbimin ndaj qytetarëve.
Ndërkohë po ashtu disa banorë të Shkallnuerit në Golem kanë në këto radhë të gjata për të pasur një përgjigje që kur ra tërmeti i 26 nëntorit, ata janë ende pa përgjigje në dyert e bashkisë, madje ata ankohen se kanë kryer disa herë aplikime por ato janë humbur nga ana e bashkisë.
“Ne kemi bërë disa aplikime, i kanë humbur, tani kemi ardhur të bëjmë aplikimin prapë. Ata po tallen me ne, s’kemi çfarë të bëjmë. As bonusin e qerasë asnjëherë nuk na është miratuar, dosja më ka humbur 3 herë”, thonë ata.
Banorët të cilët kanë pësuar dëmtime në banesat e tyre, kanë deklaruar për abcnews.al se nuk janë në gjendje të kryejnë aplikimin online për të cilin qeveria ka njoftuar se fillon prej 29 janarit.