Kapen mbi 46 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Në aksin Mavromat-Igumenicë, në vendin e quajtur Rajo, është gjetur një automjet i braktisur në anë të rrugës, nga kontrolli brenda së cilës, u gjetën dhe sekuestruan 21 pako me 46 kg e 30 gram marijuanë.
Ne lidhje me këtë automjet, tre shtetas kishin deklaruar vjedhjen e tij në policinë e Igumenicës, pasi e kishin marrë me qera po në këtë qytet
Rezultoi se ata kanë dhënë deklarim të rremë, ndërkohë që kishin organizuar trafikun e drogës. Për këtë u arrestuan dy shqiptarë 39 dhe 47-vjeç dhe nje grek 31-vjeç ndërkohë që u shpall në kërkim një tjetër shtetas shqiptar.