Qëndrimi shqiptar ndaj Holokaustit, garanci se do ia dalim edhe kundër albanofobisë

Hënë, 27 Janar 2020 11:05

Nga Ilir Nikolla

27 janari, Dita e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, është një moment i thellë reflektimi për secilin prej nesh, se ku mund ta çojnë njerëzimin, politikat e urrejtjes, racizmit, ksenofobisë e shfarosjes. 75 vjet më parë u çlirua kampi i Aushvicit dhe bota pa me sytë e saj se si po vihej në zbatim nga nazizmi “zgjidhja finale”, një emër i koduar për shfarosjen e të gjithë hebrenjve, por që brenda saj përfshinte edhe shfarosjen e kundërshtarëve politikë të nazizmit në Evropë, shfarosjen e minoriteteve rome e pakicave homoseksuale, si dhe të çfarëdo minoriteti tjetër që shpallej armik i nazizmit.

Çdo shqiptar mbushet me krenari kur sheh se në Muzeun e Holokaustit në Jeruzalem, Shqipëria është e renditur si vendi i vetëm në Evropë që s’dorëzoi asnjë hebre në duart e nazistëve. Dhe kjo ishte një sjellje kombëtare e çdo shqiptari, në të gjitha trojet etnike, pavarësisht dallimeve politike, krahinore e religjioze; në Mitrovicë, Pejë, Shkodër, e Vlorë ishte njësoj, asnjë hebre nuk u dorëzua. Ishte njësoj për forcat antifashiste, ashtu si edhe për regjencën kolaboracioniste, ishte njësoj edhe për të gjitha komunitetet fetare. Shqiptari nuk do ta dorëzonte mikun. Edhe pse një vend i pushtuar nga Italia e më pas nga Gjermania naziste, në Shqipëri s’u miratua asnjëherë asnjë ligj anti-hebre, megjithë presionin e madh të kancelarive nazi-fashiste.

Historianët e shohin origjinën e kësaj mikpritjeje të rrallë, tek kodi zakonor i shqiptarëve, por mendoj se shqiptarët bashkëndajnë me hebrenjtë mjaft vuajtje përgjatë rrugëtimit të tyre të gjatë në histori, çka e lehtëson edhe ndihmën që dy popujt i kanë dhënë kohë pas kohe njëri-tjetrit.

Një popull i vogël si shqiptarët, e ka shumë të freskët kujtesën se ku të çojnë politikat e shfarosjes. Në dy shekujt e fundit, disa herë, në kufijtë e veriut dhe ato të jugut të kombit tonë, shqiptarët u përballën me politikat e vrasjeve masive dhe të spastrimit etnik. Për turpin e atyre që e bënë, shqiptarët janë kombi i fundit në Evropë, ndaj të cilëve, në vitet ’90 të shekullit të shkuar, u ushtrua hapur politika e spastrimit etnik.

Kjo kujtesë që na përsëritet, edhe na ndihmon të jemi në lartësinë e historisë dhe të luajmë rolin tonë, sa herë ajo na thërret në ndihmë të të tjerëve. Me një diasporë që vetëm na rritet, shqiptarët sot përballen me sprova të reja, por ndihen krenarë me historinë e tyre kombëtare, për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

27 janari është një datë përkujtimi, por edhe reflektimi për dhimbjet e botës tonë. Emigracioni, pasurimi i shfrenuar në kurriz të tjetrit, përjashtimi i të ndryshmëve nga pasuria që ofron e sotmja, stereotipet dhe deri albanofobia janë dhimbje që i hasim shpesh dhe që fatkeqësisht, disa prej tyre, po gjejnë terren pjellor edhe në Shqipëri. 27 janari është përkujtimi i viktimave të Holokaustit, por është edhe një apel se nuk mund të flemë mbi historinë, sado e lavdishme qoftë ajo. Sfida jonë është që ditë për ditë të triumfojmë mbi kulturën e padrejtësisë, hajdutërisë, gjobëvënies dhe plaçkitjes me ligj. Bartësit e kësaj anti-kulture s’janë racë e veçantë, ata janë mes nesh, por thjesht kanë krijuar velin e pandëshkueshmërisë. Përkujtimi i 27 janarit na jep forcë se, sado e madhe në u dukttë e keqja, busulla historike do t’i drejtojë gjithmonë shqiptarët drejt të mirës, drejt mbrojtjes së të pambrojtur, drejt respektimit të të drejtës dhe lirisë së tjetrit. Bartësit e kësaj anti-kulture janë të pashpresë, njësoj siç ishin të pashpresë partizanët hitlerianë të “zgjidhjes finale”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...