Partnerët e Projektit SWAN
Shqipëria do të jetë pjesë e një platforme dixhitale rajonale të menaxhimit të mbetjeve të ngurta jo të rrezikshme, të prodhura dhe të përdorura nga industritë e ndryshme. Kjo do të bëhet e mundur me anën e projektit SWAN (Platforma dixhitale për ripërdorimin e mbetjeve të ngurta për Balkanin), i cili është një projekt që financohet nga fondet e BE dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse si Shqipëria, Greqia, Qipro dhe Bullgaria.Partnerët e Projektit SWAN vijnë si nga Institucionet shtetërore të këtyre vendeve edhe nga organizata dhe unione të tjera të cilat,janë: Partneri 1) - Asociacioni i Komunave në Rajonin e Atikës (EDSNA), Greqi – Partneri Lider i projektit, i cili është autoriteti i Menaxhimi i Mbetjeve të Ngurta për të gjithë bashkitë dhe komunat e rajonit të Atikës dhe është përgjegjëse për zbatimin e planit të menaxhimit dhe infrastrukturën e mbetjeve të ngurta.
Partneri 2) - Ministria Greke e Mjedisit dhe Energjisë, autoriteti me i lartë publik i Greqisë përsa i përket cështjeve mjedisore.
Partneri3) -Universiteti i Egjeut (Greqi), Dega e Kërkimeve, Departamenti i Administrim Bisnesit
Partneri 4) -Ministria Shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit, institucioni publik Shqiptar përgjegjës për formulimin dhe zbatimin e politikave mjedisore.
Partneri 5) - PSEDA- ILIRIA – Shoqata për Mbrojtjen dhe Zhvillimin Mjedisor dhe Social, është një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse, me aktivitetin e saj kryesor kontributin në mbrojtje të mjedisit.
Partneri 6) - Shoqata Industriale Bullgare – Bashkimi i Biznesit Bullgar, një organizatë jo-qeveritare vullnetare e Industrise së Bullgarisë.
Partneri 7) – Universiteti i Teknologjisë i Qipros (Qipro), Departamenti i Teknologjise dhe Shkencave Mjedisore, i cili është shumë i përfshirë në numër të madh projektesh kërkimore në fushën e mjedisit.
Projekt i bashkë-financuar nga Bashkimi Europian dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse
www.facebook.com/SWANplatform www.swan-interreg.com