Mjeku i njohur onkolog, Agim Karaj, ka reaguar lidhur me vdekjen e shtetases, Anjeza Hallvaxhi. Mjeku Karaj përmes një postimi në rrjet sqaron të gjitha procedurat dhe hapat e ndjekur në rastin e pacientes që u nda nga jeta.
Reagimi i mjekut Karaj ka ardhur pas denoncimit të familjarëve në një prej televizioneve kombëtare, të cilët e fajësojnë mjekun.
Moti, pas mesdite nisin reshjet
Karaj sqaron se, pas përgjigjes së analizave të biopsisë, pacientes nuk mund ti bëhej asnjë ndërhyrje tjetër.
‘Gjej rastin të sqaroj opinionin publik mbi trajtimin e pacientes Anjeza Hallvaxhi, e cila ndërroi jetë para disa ditësh.
Dua të sqaroj që në spitalin Amavita punohet me përkushtim dhe humanizëm në trajtimin e pacientëve të shumtë.
Në fushën e kirurgjisë së tumoreve të gjirit jemi nga spitalet më të kualifikuara duke realizuar operacione shumë të vështira me sukses.
Në rastin konkret pacientia u paraqit në spitalin tonë në dt 16.12.2017 me diagnozë tumor glandula mammae sinister suspekt fibroadenoma me mase 3-3.5cm ovale, e lëmuar dhe e lëvizshme.
Klinikisht dhe radiologjikisht rezultonte fibroadenome, i cili është një tumor i mirë dhe për të cilin mjekimi konsiston në heqje kirurgjikale. Në dt 16.12.2017 realizohet interventi duke u hequr tumori i tëri, pa u prekur sipas protokolleve.
Materiali i hequr dërgohet për biopsi në kliniken ‘LDM’ e profesorit të nderuar Shahin Kadare. Përgjigjia e biopsisë vjen ‘Fibroadenoma’.
Me këtë përgjigje klinika jonë nuk mund të bënte mjekim tjetër.
Pacientes i hiqen penjtë dhe i rekomandohet kontroll për 3 muaj. Pacientia paraqitet pas 6 muajsh dhe pasi e vizitova i rekomandova të bënte biopsinë e një gjendre nën sqetull për të parë nëse është kancerogjene.
Pacientia refuzoi dhe ne i dhamë një epikrize ku rekomanduam vizitë senologu pasi do shkonte për një mendim të dytë jashtë vendit’, shkruan mjeku në postimin e tij në rrjet.
Në vijim ai sqaron se pacientja ka shkuar në Belgjikë, ku pas analizave ka nisur kimio-terapinë, ndërsa pyet ‘ku është ‘mjekimi i gabuar nga ne’?.