Kontrolli i Lartë i Shtetit ka botuar të plotë raportin mbi problematikat e konstatuara në kopshtet e çerdhet e Tiranës dhe të Vlorës, si dhe ka nxjerr rekomandimet për këto institucione.
Në raport ndër të tjera thuhet se kopshtet dhe cerdhet publike janë të mbipopulluara, dhe shërbimi i mjekut dhe psikologut është formal, pasi ata nuk paraqiten asnjëhere.
Auditimi i kryer nga KLSH ka nxjerrë edhe problematika në lidhje me ushqimet dhe fjetjen, ku ndër të tjera thuhet se në disa kopshte fëmijët flenë në krevate portativë dhe ka lagështirë. Fjetja në kushte të pa përshtatshme dhe dëmet në formimin fizik gjatë kësaj moshe janë të pariparueshme, thuhet në raport
Po kështu konstatohet se prindërit përballen me “kosto të fshehura” për pjesën më të madhe të nevojave që ka një shërbim i tillë si ujë, lodra, mjete didaktike, pajisje dhe orendi të tjera si lavatriçe, frigoriferë, soba ngrohje apo riparimi i tyre, arredime të ndryshme, etj.
Sa i përket ushqimit, KLSH ndër të tjera thotë se duke qenë se shumë ushqime nuk konsumohen nga fëmijët, dieta ushqimore duhet të ndryshojë, duke përfshirë edhe rastet e femijeve me intolerancë.
Sa i përket financave, KLSH kërkon që menjeherë Bashkia e Tiranes dhe ajo e Vlorës te marrin masa per ngritjen e nje mekanizmi të posacem per administrimin e kontributeve të prinderve. /abcneës.al
vendimi i plote i KLSH: 01_vendimi_kopshtet (1)
*REKOMANDIME
*KOSTOT E FSHEHURA
*VEPRIMTARIA E PSIKOLOGUT
*KUSHTET E HIGJIENES
*KONTROLLI I USHQIMEVE