Kontrabandë me ‘Range Rover’, dënohet djali i ish-ministres së diktaturës, ja ç’vendosi gjykata

Premte, 21 February 2020 16:09

Dënohet me burgim nga gjykata e Tiranës, djali i ish-ministres së diktaturës Themie Thomai. 48-vjecari Ilir Prifti, i vënë nën hetim nga Prokuroria në maj të 2018, si pjesë e grupit të ish-zyrtarëve të Drejtorisë së Rrugëve, agjentve doganorë, tregtarë të cilët kontrabandonin makina luksoze kryesisht ‘Range Rover’.

Në seancë, trupi gjykues argumentoi se Ilir Prifti, asokohe me detyrë doganier, ka patur për detyrë funksionale të verifikojë praktikën doganore, të përcjellë nga doganieri, dhe me dashje pa kryer asnjë verifikim dokumentacioni i ka vulosur të dyja dokumentat, si të falsifikuar ashtu edhe atë original.

Është lehtësisht e verifikueshme, aq më tepër kur përpara vihen në dispozicion dy dokumenta një origjinale dhe një fotokopje, për të parë se në njërin prej tyre ndryshon cilindri i mjetit. Doganieri në këtë rast me mosveprimin e tij, ka favorizuar një shtetase duke sjellë shamngien e vlerës prej rreth 193 042 lekë”.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari, Ahmet Metaliaj, vendosi dënimin e tij me 9 muaj burgim, me akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’, e parashikuar në kodin penal.

Login to post comments