Rritet paniku nga gripi/ Pasi vdiqën 7 persona, rëndohet gjendja e 2 të shtruarve në spital

Premte, 21 February 2020 17:43

Situata paraqitet kritike pasi dy persona janë në gjendje të rëndë për shkak të gripit, ndërsa gjithsej janë 13 pacientë që po trajtohen në Klinikën Infektive në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar mjeku Valbon Krasniqi, i cili ka thënë se javëve të fundit kanë pasur një fluks më të madh të pacientëve me simptoma të gripit.

“Situata është nën kontroll. Javët e fundit kemi pasur një fluks më të madh të pacientëve me simptomat e gripit. Aktualisht kemi disa të sëmurë që janë të shtrirë duke u trajtuar në Klinikë. Kemi diku 12-13 raste që janë të shtrirë, dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe janë në kujdesin intensive, ndërkohë të tjerët janë në reparte. Ajo që bie në sy, këto ditët e fundit është se kemi pasur numër më të madh të pacientëve të prekur me virusin e grupit B. Sidoqoftë, kemi edhe me gripin A”, ka theksuar ai.

Duke sqaruar opinionin, influenca A është sëmundje e rëndë dhe mund t’ua rëndojë gjendjen shëndetësore personave që kanë sëmundje të tjera shëndetësore.

Sipas Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend ka rekomanduar marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së virusit të gripit sezonal.

Login to post comments