Tom Cruise “është burgosur” në një hotel luksoz në Venecia për shkak të koronavirusit. Daily mail njoftoi se ylli I Hollivudit duhet të bëjë llogaritë tani me koronavirusin, ndërkohë që ndodhet në lagunë për të xhiruar filmin e tij “Mission Impossible 7”.
Cruise ka dashur të xhirojë në disa nga vendte më karakteristike të Venecias, mirëpo program tashmë është ngrirë në vend.
Aktori mbërriti në Venecia në 20 shkurt dhe pritet të qëndrojë deri në 1 mars, për të parë nëse programi do të mund të rishikohet.
Filmi “Mission Impossible 7”, I drejtuar nga Cristopher McQuarrie pritet të dalë në verën e vitit 2021. Por nuk dihet nëse data tani do të ndryshojë për shkak të problem që janë shkaktuar së fundmi.