Kaos e njerëz në radhë, është kjo situata mëngjesin e sotëm në hipotekën e Tiranës. Burimet thanë për ‘BalkanWeb’, se prej mëngjesit të sotëm qytetarët nuk po marrin dot shërbimet e kërkuara pranë këtij institucioni
Po sipas të njëjtave burime mësohet se shkak i radhës është bërë bllokimi i sistemit në Hipotekën e Tiranës, i cili mëngjesit e sotëm ka qenë në kolaps.
Banorët të cilët vijojnë të presin në radhë, thonë se nuk e kanë një përgjigje se edhe për sa do të vijojë kjo situatë, dhe se kur mund të kryhet rikuperimi i sistemit.