Një farmaci mësohet se është grabitur në Papër të Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë, por vetëm sot është bërë e ditur nga policia.
Farmacia mësohet se i përket bashkëshortes së këngëtarit të njohur, Ylli Baka.
Habia është që hajdutët nuk kanë vjedhur para, por të gjitha medikamentet që ndodheshin në farmaci, që kapin vlerën e 35 milion lekëve të vjetra.
Ndërkohë që është e paqartë se përse policia e ka mbajtur të fshehtë këtë ngjarje për afro 10 ditë.