Përhapja e koronavirusit po ndjek të njëjtën trajektore në të gjitha vendet e prekura.
Profesori i University College London, Mark Handley, krahason përhapjen e infektimit me koronavirus, që tani është në krizë, me UK, Gjermaninë, Francën, Spanjën, Shtetet e Bashkuara dhe Zvicra, të cilat duket se po rriten me të njëjtat ritme.
Rritja ditore prej 33% është hasur në të gjitha vendet. Edhe Mbretëria e Bashkuar mund të jetë drejt rrugës së krizës, ashtu si edhe në Itali. Këtë e thonë ekspertët. Italia mbylli 60 milionë shtetasit e saj në karantinë dhe ndaloi çdo lëvizje nga një qytet në tjetrin. Sipas specialistëve, edhe Mbretëria e Bashkuar po ndjek të njëjtën trajektore dhe mundët që të gjendet në të njëjtën situatë si edhe Italia, në më pak se dy javë.
Numri i rasteve në Itali kërceu nga 3 në 21 shkurt, në rreth 10.149. Ndërsa Mbretëria e Bashkuar po lëviz nga 9 në 373. Zyrtarë të institucioneve shtetërore italiane janë shprehur dje se koronavirus është duke u përhapur “si zjarr”.
Profesor Giacomo Grasselli, i cili koordinon rrjetin e kujdesit intensiv në Lombardi, shprehet se “Ajo që ndodhi me ne, i ngjan një bombe që ka shpërthyer”.
“E vetmja mënyrë për të fituar këtë luftë është të ndryshojmë sjelljen e njerëzve, të cilët duhet të rrinë në shtëpi, të shmangin vendet e populluara dhe të lajnë duart. Duhet të kemi shumë kujdes, pasi po përhapet me shpejtësi, si një zjarr”.
Biologu i University College London, prof. Dr Francis Balloux, shprehet se “Trajektorja e epidemisë në UK është e krahasueshme me atë në Italinë Veriore, por me situatën e 2-3 javë përpara situatës në UK”. Dr Balloux thotë se edhe Mbretëria e Bashkuar mund të përballet me të njëjtën situatë si në Itali.
Fillimisht, virusi nisi të përhapet në një resort skish në Alpet në veri dhe rajonet e Milanos, Venecias dhe Komos hynë në karantinë. Sot e gjithë Italia është në karantinë, ndërsa çdo aktivitet është paralizuar. Për një kohë të gjatë. Britania nuk mori asnjë masë për të parandaluar përhapjen e virusit, që deri dje zyrtarët shpreheshin se do ta ndalonin.
ITALI, 529 RASTE MË SHUMË PËR NJË DITË
Rritet në mënyrë të frikshme numri i të infektuarve në Itali. Prej ditës së hënë në të martë, numri i personave që kanë rezultuar pozitivë është 529 më shumë. Në Itali, që nga rënia e epidemisë së koronavirusit,= janë infektuar 10.149 persona, 529 më shumë krahasuar me të hënën. Prej tyre, 631 kanë vdekur (+ 168), ndërsa 1.004 janë shëruar. Aktualisht, personat që kanë rezultuar pozitivë janë 8.514; pacientë të shtruar me simptoma janë 5.038; 877 janë në terapi intensive, ndërsa 2.599 janë në izolim shtëpiak.