Posta Shqiptare ka bërë me dije se zyrat e pensioneve do të jenë të mbyllura, deri në një urdhër të dytë.
Në një njoftim për mediat, Posta thekson se shpërndarja e pensioneve deri në hapjen e zyrave do të bëhet nëpër shtëpi pa asnjë kosto.
Njoftimi i plotë:
Posta Shqiptare, në funksion të menaxhimit të situatës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, bën të ditur për të gjithë pensionistët se
Zyrat e pensioneve do të jenë të mbyllura, deri në një urdhër të dytë.
Pensionet do të shpërndahen nga Posta Shqiptare në adresat e pensionistëve pa ASNJE kosto.
Pensionistë, janë të lutur të depozitojnë numrin e telefonit, adresën e saktë dhe ID e kartës së identitetit, në kutinë postare pranë zyrës ku ata tërheqin pensionin.
Në çdo zyrë postare do të afishohen numra kontakti për çdo informacion të nevojshëm rreth shpërndarjes së pensioneve.
Për çdo pyetje apo paqartësi në lidhje me procesin e shperndarjes se pensioneve ne shtepi, mos hezitoni të na kontaktoni.