Një akuzë e fortë dhe njëkohësisht tronditëse vjen nga një mjek I Urgjencës Spitalore në QSUT, i cili është detyruar të vetëkarantinohet pasi dyshon se është prekur nga Covid 19, gjatë punës me pacientët që kanë shprehur shqetësime të ngjashme me pandeminë që ka prekur së fundi me 11 raste të konfirmuara, Shqipërinë.
Ilir Allkja, fajëson për situatën ku ndodhet drejtorin e Urgjencës Kombëtare, i cili sipas tij i ka dërguar në raste e dyshimta, pa veshjen special por vetëm me një maskë kirurgjike, duke u rrezikuar jetën.
‘Përshendetje! Unë jam Ilir Allkja, jam mjek në Urgjencën Spitalore në QSUT.
Unë dhe kolegët e mi jemi në vijën e parë të luftës kundër Covid 19 që ka shpërhtyer në Shqipëri dhe po shërbejmë me vetëmohim për të shpëtuar jetë njerëzore.
Unë sot personalisht jam i vetëkarantinuar deri sa të konfirmohet gjendja ime shëndetësore, pasi mbrënë kam vizituar 3 pacientë të dyshuar me Covid 19 pa veshjen speciale.
Me dëshpërim kam kontastuar se Njësia e Koordinimit të Urgjencave Mjekësore po na dërgon në raste të cilat na i paraqisin si neurologjike apo gastrentorologjike, ndërkohë që ankesa kryesoe e pacientëve ka qenë temperatura dhe vështirësia në frymëmarrje, raste të dyshuara me Covid 19.
Ne kemi shkuar në këto raste të mbrojtur me një maskë të thjeshtë kirurgjike ndërkohë që duhej medomos të shkonim me veshjen e posaçme.
Unë kam një thirrje për koleget e Njësisë të Koordinimit të Urgjencës Mjekësore dhe drejtorit Skënder Brataj.
Jini më të kujdeshëm në pyetjen ndaj personave që kërkojnë ndihmë nga numrin 127, kërkoni nëse ata kanë temperaturë, nëse kanë simptoma respiratore, nëse kanë lidhje me persona të infektuar apo persona që kanë udhëtuar.
Ne duhet të punojmë të gjithë me mencuri që sistemi shëndetësor të mos bjerë në kolaps nga pakujdesia po papërgjegjshmëria, të kursehet jeta e çdo shqiptari.
Të kursejmë jetën e çdo mjeku apo infermieri.
Ju lutem na nisni me veshje speciale në çdo rast të dyshuar. Veshjet vlejnë shumë më pak se jeta jonë.