Koronavirusi/Basha: Mjekët të pajisen urgjentisht me mjete, duhet të akordoheshin më shumë fonde

E mërkurë, 11 Mars 2020 17:42

Kryetari i PD Lulzim Basha me anë të një deklarate për mediat shprehet se mjekët në rastin konkret duhet që të pajiseshin me mjete urgjente, duke shtuar se qeveria duhet që të akordonte më shumë fonde.

Basha vlerëson se qytetarët duhet të rrisin vigjilencën, ndërsa thotë se pajisja me mjete e mjekëve më së pari është domosdoshmëri.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të ngjarjes tragjike sot, ku një grua e moshuar ka humbur jetën nga koronavirusi. Rasti është shqetësues dhe shtimi i rasteve të reja duhet të shërbejë që të rrisim vigjilencën. Duhet të ndiqen me rigorozitet masat për ndalimin e përhapjes së koronavirusit. Qeveria duhet që të pajisen me mjetet e duhura mjekët. Nëse të parët që goditen nga valët e infeksionit janë mjekët, kush do të kujdeset për qytetarët? I bëj thirrje qeverisë që të blejë pajisjet e reja për të zbardhur mirë rastet e njerëzve që bartin virusin. Shtetet europiane kanë vënë miliona, ndërsa ne pak para. Fondi 3.5 milionë euro nuk mjafton”, tha Basha.

 
 


Lulzim Basha vazhdoi të hedhë akuza në drejtim të qeverisë, teksa u shpreh se qeveria vazhdon të bëjë propagandë.

“Mjekët detyrohen që të vetëkarantinohen. Shqetësimi është i madh sepse shumica dërrmuese e stafit nuk ka pajisjet minimale. Nëqendrat shëndetësore kushtet janë thuajse inekzistente. Nuk kanë faj mjekët, ata janë heronj. Duhet t’i pajisim mjekët urgjentisht me mjete. Nuk është koha për propagandë. Nuk është koha për propagandë, kur gjysma e Tiranës nuk ka ujë. Kam kërkuar marrjen e masave për sistemin shëndetësor dhe për popullin”, deklaroi Basha.

 

Ndërsa, shqetësime për situatën ka shprehur edhe një mjek që po përballet me situatën, Ilir Allkja, që tha se doktorët duhet të pajisen me patjetër me veshje speciale.

“Unë dhe kolegët e mi jemi të parët në vijën e luftës dhe po shërbejmë qytetarët. Unë jam në vetë-karantinë. Duhet të shkonim me veshje. Unë kam thirrje për zotin Skënder Brataj, që të jenë më të kujdesshëm ndaj personave që kanë koronavirusin. Ne duhet të punojmë të gjithë që sistemi shëndetësor të mos bjerë në kolaps. Ju lutem na vishni me veshje speciale për cdo rast të dyshuar. Veshja vlen shumë më pak sesa jeta jonë”, tha mjeku.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...