Ulet numri i personave të infektuar me koronavirus në Itali, por rriten viktimat. 475 persona humbën jetën sot

E mërkurë, 18 Mars 2020 19:17

Ka shkuar në 28710 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Itali, ku vetëm sot janë konfirmuar 2648 raste.

Sipas mediave italiane, numri i të infektuarve ka pësuar një ulje nga dje, por numri i viktimave nuk ka të njëjtin trend. 475 persona humbën jetën ditën e sotme, duke e çuar numrin total në 2978.

 

Ndërkohë 4025 persona u shëruan pas infektimit nga virusi, ku vetëm sot 1084 persona lanë spitalin.

Login to post comments