Plani i PD për masat ndaj koronavirusit, Basha: Është i përballueshëm nga buxheti I shtetit, të pezullohen kontratat koncesionare
Kreu i PD, Lulzim Basha një intervistë për News24 ka thënë se plani i masave ekonomike të propozuara nga PD për të përballuar koronavirusin është i përballueshëm nga buheti i shtetit, i kostuar dhe I zbatueshëm.
Ai shprehet se mjafton të anulohen koncesionet që kapin vlerën e 120 milion eurove dhe më pas të rishihen nga buxheti për t’i ardhur në ndihmë tre kategorive shëndetësisë, ndihmës sociale, ekonomisë.
”Plani ynë është me parimin e zbatueshmërisë dhe parimi tjetër është që mos propozojmë asgjë që nukd o e merrnim ne nëse do ishim në qeveri. Është i kostuar dhe i vendosur.
Nuk kemi qindra miliardë euro por ne duhet të japim të paktën po aq në shëndetësi, ndihmës ociale dhe ekonomi në përqindjen e ekonomisë shqiptare. Nëse shtetet e tjera po japin 15- 17 pëqind të buxhetit ne nuk mund të rrimë në 0.003
Thirrja jonë ka qenë që të zbatohen urgjentisht, sepse koha kushton. Masat tona janë kushtuar dhe me mundësitë e buhetitn të shtetit.
Kur flasim për biznesin dhe ndihmën që I duhet dhën të punësuarve që mund të mos kenë mundësi të marrin pagën për shkak të abuzivizmit. Çfarë kemi propozuar që të gjithë këtyreve ti japë 300 euro në muaj. Kosot e kësaj mase është 20- 25 milion euro në muaj. Është e përballueshme. Në Astir 20 milion euro bën 1 km rrugë. Le të lënë atë rrugë dhe të përfitojnë 1000 mijë të puënsuar.
Apo dhe masa për ata që punojnë në operatorët ekonomikë. Kemi propozuar për bizneset që qeveria të mbulojë pagën minimale.
Qeveria ka refuzuar madje kam dëgjuar edhe reagime kontradiktore. Qeveria duhet që të
Pra kostoja do të shkojë 45- 50 milion euro në muaj. Pjesën tejtër të fondeve e kemi planifikuar dhe kostuar për familjet në nevojë, pë r të moshuarit, ata që janë në pamundësi ekonomike dhe ata që u goditën nga tërmeti. Shuma prej 50- 60 milion euro do të ishte mëse e mjaftueshme për 2 muaj. Kjo është 120 milion euro që do I marrin 10 oligarkë. Pra menjëherë të bëhen dhe kontratat koncesionare të anulohen dhe të rishikohen në mbështetje të këtyre tre kategorive. Ne e kemi sot të pamundur për të parë deri kur do vijojë kjo situatë. ”- tha Basha.