“Mos bini pre e panikut”, Dom Gjergj Meta: Të përmbyset logjika e më të fortit, para COVID-19 jemi të barabartë

E Enjte, 19 Mars 2020 15:32

Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, iu bëri një thirrje publike të gjithë qytetarëve shqiptarë të zbatojnë masat e marra kundër COVID-19 dhe të falin sa më shumë dashuri në këto ditë të vështira.

Në një lidhje me “Skype” në News24, Gjergj Meta tha se nuk duhet të biem pre e panikut dhe as të jemi fatalistë, por kjo situatë duhet përballuar me përgjegjësi, qoftë nga qytetarët, mjekët apo edhe qeveritarët.

“Nuk duhet të biem pre e pankut në asnjë mënyrë, nuk duhet të jemi fatalist. Edhe ata që kanë përgjegjësi, qoftë edhe mjekët, qeveritarët, jo të ushqejnë iluzione, por të përdorin një gjuhë që ngjall shpresë. Sigurisht që situate mund të shkojë më keq, por mund të ketë dhe faktorë të tjerë, që ne s’i dimë, që mund ta çojnë situatën për mirë. Është shumë e rëndësishme që ne t’i rrimë rregullave. Ne kemi një sistem spitalor për mëshirë, ndaj thirrja ime është që të ruajmë veten, t’i bindemi masave, të bashkëpunojmë me policinë. Ne mund të dënojmë veten tonë me papërgjegjësinë tonë. Besimi në Zot rrit shpresën dhe optimizmin. Ne e shkruajmë historinë tonë vetë, Zoti nuk shkruan historinë tonë. Zoti na ndihmon duke na kthjelluar mendjen, duke na ngrohur zemrën. Nuk do të kisha guximin të kërkoja te Zoti fajin, fenomenet e natyrës ndodhin.

Ne kemi për detyrë të duam Zotin, të duam njëri-tjetrin dhe të ushqejmë dashuri. Jetën na e ka dhënë Zoti, prandaj respekti për jetën time është respekt edhe për jetën e tjetrit. Se sa do të zgjasë kjo situatë, do të shihet. Nuk duhen krijuar situate paniku, sidomos nga krerët e shtetit. Ne nuk e dimë cfarë përmasash do të ketë, por duhet të mundohemi ta minimizojmë, me aq sa mundemi. Kjo heshtje, izolim, duhet të na bëjë të reflektojmë. Ndoshta kemi harruar shumë nga vlerat tona. Është momenti të rikapim fillin e të qenit njerëz, jo makina. Edhe në Shqipëri për fat të keq, ti vlen, aq sa para ke. Duhet të përmbyset logjika e më të fortit dhe më të pasurit, por njeriu duhet vlerësuar për vlerat e tij si njeri, qoftë i varfër apo i pasur, i bardhë apo i zi. Njeriu ka një dinjitet që ja jep Zoti, jo njeriu. Ne shpresojmë të jetë një epokë e re pas këtij momenti. Para koronavirusit jemi të gjithë të barabartë”, tha Dom Gjergj Meta.

A është parashikuar kjo që po na ndodh?
Bibla nuk ka parashikuar asgjë. E ardhmja nuk parashikohet. Askush nuk mund ta parashikojë. Asnjëri nuk është i aftë të parashikojë të ardhmen. Ne kemi mundësi që të jetojmë vetëm të ardhmen dhe ta bëjmë atë të mirë. Vetëm Zoti e ka në dorë të ardhmen, vetëm Ai e di çfarë ndodh.

Cili është mesazhi juaj?
Të jetojmë këto ditë me shumë përgjegjësi, me shumë dashuri, të gjithë bashkë. Të kujdesemi për njëri-tjetrin, për pleqtë, pë rata që janë me sëmundje kronike. Të mos e humbim shpresën në asnjë moment. Nuk mund të varet jeta jonë nga një virus, Zoti e ka në dorë dhe Ai do na mbështesë me gjithë dashurinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...