ITALI
I ashtuquajturi pacienti 1 i epidemisë së koronavirusit në Itali në të vërtetë nuk është i pari, por mund të jetë “rasti 200 apo 300.
Të paktën kështu ka thënë mjeku virolog, Fabrizio Pregliasco, i cili në një intervistë për “Mattino Cinque” ka treguar se 38-vjecari nga Codogno, në provincën e Lodit nuk është pacienti 1 siç njihet në Itali që prej nisjes së epidemisë më 21 shkurt. 38-vjecari la spitalin vetëm pa ditë më parë ku qëndroi më shumë se 3 javë.
“Ne na ra fati i keq që të kemi valën e dytë të kësaj sëmundjeje. U krijua në ajsberg nën ujë, që nuk e shihte askush, ne e kuptuam shumë vonë epideminë vonë”- thotë mjeku virolog duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares se pse Italia po bëhet vendi më i prekur në botë nga koronavirusi.
Kujtojmë që në Itali 475 persona humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit, bilanci më i rëndë i regjistruar ndonjëherë, duke çuar numrin total të viktimave në rreth 3 mijë. Gjithashtu janë shënuar dhe mbi 2 600 raste të reja me koronavirus, ndërsa në total janë rreth 35 mijë të infektuar.