Mediat italiane shkruajne sot se 87% e viktimave ne Lombardi, zona e e shkaterruar nga koronavirusi nuk ka arritur deri te njësitë e kujdesit intensiv të spitaleve për shkak se kane nderruar jete ne shtepi, apo pa mundur ende qe te shtrohen ne pavijone.
Të enjten vdekjet totale në kete rajon kishin mberritur ne 2.168 , që do të thotë se vetëm 260 (13%) vdiqën në kujdesin intensiv.
Siç raporton Il Fatto Quotidiano, zona më e prekur është ajo e Bergamos me mbi një të katërtën e vdekjeve.
Sistemi shendetesor eshte ne ditet e veta me te veshtira. Qe nga telefona me shqetesimin e deri te mberritja e ambulances oret jane te gjata, deri ne 7 ore.
Ne shumicen e hereve, te prekurit keshillohen per izolim ne banese, vetem rastet kritike shtrohen, por ato jane te shumta dhe shtreterit mungojne.
Në Itali numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Itali ka shkuar në 41 035. Nderkohe qe deri dje numri i viktimave u raportua në 3,405 persona.
Kina mban vendin e parë në botë sa i përket rasteve të konfirmuara në total me korornavirus, por numri i viktimave atje shenoi shifren 3,245.