Teksa numri i rasteve me koronavirus po shtohet ndjeshëm, shkencëtarët kanë ofruar një fije shpresë.
Sipas Daily Mail, ata kanë zbuluar një antitrup që mund të neutralizojë koronavirusin.
Akademikët që po punojnë për organizatën britanike Diamond, kanë përdorur një mikroskop gjigand për të shqyrtuar gjakun e një pacienti që ka luftuar më parë dhe ka fituar ndaj virusit SARS.
Duke përdorur këtë makineri të fuqishme, asta kaën arritur të gjejnë antitrupin e këtij pacienti, i cili u shërua nga sëmundja.
Shkencëtarët analizuan specimenin dhe zbuluan se personi kishte një antitrup shumë të fuqishëm, që mund të shkatërrojnë virusin përmes sistemit mbrojtës natyral të trupit.
Duke qenë se viruset janë pjesë e një familje, shkencëtarët shpresojnë se kjo do të jetë një rreze shprese për të mësuar më shumë si mund të luftohet koronavirusi i ri.