Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, Kola ka reaguar sërish, duke i bërë thirrje kryeministrit Rama që t’iu vendosë një autobus për të ardhur në Shqipëri të gjithë personave shqiptarë që janë bllokuar në aeroport.
Ai thekson se kanë disa ditë rrugëve sepse nuk i pranojnë as hotelet. Gjyqtari kërkon një zgjidhje për këtë situatë të paprecedentë të krijuar.
STORY I KLAJDI KOLËS:
“Z.Kryeministër, mirë fluturimin që na e ke anuluar, po ndoshta na vendos ndonjë autobus shteti, vetëm për të ardhur në Shqipëri. Kemi disa ditë rrugëve sepse nuk na pranojnë as hostelat dhe as hotelet për shaktë situatës së krijuar nga COVID-19. Na mblidh në donjë vend nëpërmjet ambasadës, apo na jepni ndonjë zgjidhje alternative.
Prej 12 vitesh i paguaj shtetit një shumë të konsiderueshme taksash dhe një ditë që më duhet shteti nuk më ndihmon. Na jepni një përgjigje të paktën.Unë jam një dhe i ri, duroj, por mendo për familjarët me fëmijë. I kam parë të qajnë se skanë për të ngrënë. Ju lutem na jepni një zgjidhe”, shkruan Klajdi Kola.