Rëndohet bilanci i viktimave nga koronavirusi në Greqi. Shkon në 13 numri i të vdekurve.
Tre persona të tjerë humbën jetën gjatë natës duke u gdhirë e shtuna, shkruan Protothema.
Viktimat raportohet se janë një burrë 84-vjeçar i shtruar në spital në Sotiria në Athinë, një burrë tjetër në Selanik dhe një grua 94-vjeçare në klinikën Pamakkaristos të Athinës.
Deri tani, nga 13 personat e vdekur në Greqi nga virusi vdekjeprurës, 11 janë burra dhe dy gra.