Sipas Corriere della Sera, Qeveria Italiane e ka refuzuar këtë masë me argumentin se mbyllja në fundjavë do të sillte flukse dhe dyndje ditët e tjera të javës ku qytetarët do të kërkonin të blinin produktet e ndryshme.
Italia ka zbatuar deri më sot, por ka pranuar si ‘masa mbrojtëse’ e hyrjes me radhë në këto supermarketet, po ashtu qëndrimi në radhë dhe vendosja e maskave dhe dorezave mbrojtëse.
“Supermarketet qëndrojnë të hapur edhe në fundjavë. Qendrat tregtare, supermarketet dhe dyqanet që shesin ushqime qëndrojnë të hapura edhe të shtunën edhe të diele..
Vendosja e kufizimeve që i janë kërkuar disa qeverive nuk janë pranuar nga qeveria italiane që ka rastet më të larta të prekura nga koronavirusi.
Qeveria italiane nuk e pranoi kufizimin e mbylljes së supermarketeve dhe dyqaneve të ushqimoreve në fundjavë, për shkak se kjo do të sillte prani të shumtë njerëzish ditën e tjera kur këto do të hapeshin.
Është zbatuar rregulli për të hyrë njëri pas tjetrit, kjo në varësi të metrave katrorë të dyqaneve, po ashtu duke qëndruar në radhë jashtë dyqanit.
Po ashtu dhe është zbatuar rekomandimi për të vendosur maska dhe doreza”, shkruan media italiane Corriere della Sera .