Shtohen 27 raste të reja, shkon në 304 numri total

Premte, 03 Prill 2020 11:44

Ka shkuar në 304 numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë me 27 raste te reja te konfirmuara se fundi pozitive.

Nga testimet e fundit, jane dyfishuar rastet ne qytetin e Shkodres me 12 raste te reja te konfirmuara, ne dy familje. 

Shkon në 304 numri i të prekurve nga koronavirusi në vend. Vetëm 24 orët e fundit janë regjistruar 27 raste të reja.

Nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, Shkodra ka numrin më të lartë me 12 raste.

"Këto raste janë identifikuar në dy rrethe familjare, mes tyre është dhe një fëmijë 13-vjeçar, që janë identifikuar falë gjurmimit të rasteve të kryera nga epidemiologët ne terren.

Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike.

Aktualisht po kryhet hetimi epidemiologjik në terren edhe me një ekip të Institutit të Shëndetit Publik.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19," tha zëvendësministrja Mira Rakacolli.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 146 raste
– Durrës 32 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 8 raste
– Fier 25 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 22 raste
– Lezhë 11 raste
– Berat 1 rast
– Has 8 raste
– Krujë 5 raste
– Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

Modifikuar më Premte, 03 Prill 2020 11:58
Login to post comments