Jemi shumë larg fitores/ Mjeku infeksionist: Vijoni të respektoni këshillat

Premte, 03 Prill 2020 16:42

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, i ka bërë thirrje edhe njëherë të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë këshillat, pasi fitorja është ende larg.

'Puna, përkushtimi, dhe profesionalizmi ynë janë dhe kurdoherë do të jenë në lartësinë e duhur….3.04.2020…..Reparti i Urgjencës së Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT….Deri më sot shumë e më shumë fjalë janë thënë për COVID-19…Shumë e shumë mesazhe jemi përpjekur të përcjellim në publikun e gjërë në çdo formë informimi për ta….Për të mos u bërë të bezdisshëm, kohët e fundit kemi qëndruar pak mënjanë ekraneve…..

Shumë e shumë plane për infrastrukturën spitalore mbështetëse e protokolle mjekimi për Sars-Cov2/Covid-19 janë hartuar, dhe ato po vijojnë të përmirsohen dita – ditës….vetëndërgjegjësimi në mendimin tim ende nuk është ai i dëshiruari…. Vijoni të respektoni çdo gjë që ju kemi këshilluar për distancimin social, vetizolimin, higjenën, ushqyerjen, ajrosjen….Masat kufizuese të ndërmara duket se po funksionojnë….

Ne edhe vetë po bëjmë shumë kujdes që të mos shpërdorojmë materialin, i cili na është vënë në dispozicion për mbrojtjen tonë, si dhe të përdorim PPE-të e duhura vetëm e vetëm kur meremi direkt me të dyshuarit apo të sëmurët e prekur nga Covid-19, dhe jo në pritje të ardhjes së tyre….

Jemi kurdoherë aty për ju…..Ju duam shumë, na dëgjoni si dhe na respektoni po aq shumë….Jeta e çdo shqiptari është e paçmimtë….Jemi ende larg momentit për të thirrur fitore!!!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...