Rekord i zi viktimash në Britaninë e Madhe, 684 persona humbin jetën nga koronavirusi në 24 orë

Premte, 03 Prill 2020 16:22

Në Mbretërinë e Bashkuar u njoftuan 684 vdekje të tjera nga koronavirusI sot, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 3,605 viktima.

Ky është numri më i lartë njëditor, një karakteristikë pothuajse çdo ditë të kësaj javë. Të enjten pati një rekord prej 569 viktimash të reja të njoftuara nga Departamenti i Shëndetësisë dhe statistikat e sotme tregojnë një rritje me 20 për qind.

Në një javë, numri i njerëzve të vdekur nga COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar është rritur pesëfish, nga vetëm 759 të premten e kaluar, në 27 mars.

Sekretari Matt Hancock pranoi sot që javën e ardhshme ka të ngjarë të jetë më keq akoma dhe mund të përfundojë në më shumë se 1,000 vdekje në ditë. Ekspertët thonë se mund të duhen edhe disa javë para se përfitimet e distancës sociale të fillojnë të shfaqen në statistikat e NHS, por ata insistojnë që shpërthimi do të zvogëlohet dhe numrat e përditshëm do të fillojnë të bien. NHS, Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Britaninë e Madhe, në përgjithësi po përballet mirë me krizën deri tani dhe raportohet se ka ende shtretër të kujdesit intensiv dhe ventilatorë të disponueshëm për pacientët që kanë nevojë për to.

Më shumë se 38,000 njerëz janë tashmë pozitivë me Covid-19 në këtë vend.

Login to post comments