Një i ri mësohet se ka humbur jetën ditën e dielë në rrethana tragjike në Tiranë.
Studenti 23 vjeçar, R. G, është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, pranë tregut Dinamo në kryeqytet, pikërisht në orarin ku mjete të tilla e kanë të ndalur të qarkullojnë në zonat urbane.
Por ajo që e bën më të trishtë rastin është fakti që policia nuk e ka raportuar ngjarjen në komunikatën e saj paraprake, duke krijuar dyshime të forta për fshehje të aksidentit fatal.
Ndërkohë që ky nuk është rasti i vetëm në dy ditët e fundit kur policia nuk raporton aksidentet fatale, ku burim aksidenti janë pikërisht mjetet e tonazhit të rëndë që punojnë në industrinë e ndërtimit.
Një e tillë mësohet se ka ndodhur në Unazë në fundjavë, edhe kjo e pa njoftuar në komunikatën e policisë.
Cila është arsyeja që Policia fsheh ngjarje të tilla?!! Dhe kush ka lejuar kamionët e rëndë të kalojnë gjatë ditës në zonat urbane?
Këto janë dy përgjigje që duhet ti japë Policia Rrugore dhe ajo Bashkiake, dhe sigurisht të mbajnë përgjegjësinë edhe për fshehjen e ngjarjes.