ë një bashkëbisedim online me gazetarët dhe qytetarët, kryetari i PD, Lulzim Basha kërkoi edhe një herë shtimin e testimeve.
Sipas liderit të opozitës, harta e të infektuarve është zgjeruar ndaj dhe rritja e numrit të testimeve është një domosdoshmëri.
"Harta e të infektuarve është zgjeruar. Kjo sjell domosdoshmëri rritjen e numrit të testimeve dhe ndryshimin e strategjisë së qeverisë. Duhet nisur nisur me testimet e stafit mjekësor dhe të atyre që janë në vijën e parë të punës. Testimi na jep shifrat e sakta dhe përmasat e infeksionit real në Shqipëri. Mungon testimi për stafin mjekësor dhe të forcave të rendit. Duhet rritur urgjentisht numri i testimeve. Nëse nuk zhvillojmë testime nuk do dalim dot nga kjo situatë. Nuk mund të dalim nga kjo situatë pa një plan dhe plani bazohet në rritjen e numrit të testimeve", tha ndër të tjera Basha.
Sipas Bashës, beteja e qeverisë duhet të jetë me virusin, jo me njerëzit.