Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo e ka nisur diten me nje mesazh per gjithe shqiptaret.
Teksa uron Pashket, per gjithe besimtaret ortodokse, e poston foton me veze te kuqe e te lyera, simbol i dites se shenuar, ai shkruan se “SË bashku NE ja kemi dalë kurdoherë të kalojmë çdo vështirësi, me të cilat historia na ka përballur…”
Mesazhi i mjekut
PASHKË të LUMNUEME të gjithë ju BASHKËKOMBAS, të besimit orthodoks e jo vetëm, sepse KURDOHERË ne SHQIPTARËT “Pashkë e Bajramë i festojmë bashkë”….Jetojmë vërtet kohë të vështira, POR zemra jonë e bardhë, BESIMI në veten tone dhe në Zot, besimi dhe përpjekjet në ardhmërinë e Nënë Lokes Shqipëri KURRË nuk duhet të na shuhen…SË bashku NE ja kemi dalë kurdoherë të kalojmë çdo vështirësi, me të cilat historia na ka përballur…JU DUAM shumë ndaj dhe ne MANTELBARDHËT, po JETOJMË e po PUNOJMË me plot PËRKUSHTIM, që JU t’i jetoni e gëzoni jetët tuaja….ZOTI e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët kudo që ata frymojnë!…GËZUAR!