Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero, deklaroi sot se të hënën fillon kryerja e analizës serologjike, e cila
tregon nivelin e antitrupave COVID në gjakun e personave.
Në një intervistë per Opinion, Pipero tha se “sapo më erdhi një njoftim që të hënën fillon analiza serologjike me personelin e QSUT dhe besoj edhe me personelin e COVID 2, për të parë ekspozimin dhe nivelin e mbrojtjes dhe për të ditur më shumë rreth situatës qarkulluese të virusit. Është një lajm shumë i mirë që duhet përshëndetur”.
Sipas tij, ky është një vendim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
“Besoj se në një javë analiza mund të merren të dhëna të rëndësishme për të marrë vendime se si do të vazhdojë më pas”, u shpreh Pipero.