“Kruja shndërrohet në qytet fantazmë”,administratori i një fasonerie: Kërkuam mbylljen me ligj, s’kemi marrë përgjigje

E Enjte, 23 Prill 2020 13:13

KRUJË
News24 ka qenë sot në Krujë, e shndërruar së fundmi në vatër të koronavirusit. Gazetarja Klodiana Lala raportoi se janë të paktë qytetarët që lëvizin dhe thuajse i gjithë qyteti është i mbyllur.

Në Krujë janë 12 fasoneri që kryejnë aktivitetin e tyre, në njërën prej të cilave janë zbuluar disa raste me COVID-19. Hajdar Keçi, administratori i një fasonerie, deklaroi për gazetaren Klodiana Lala se e ka mbyllur aktivitetin prej ditës së djeshme ndërsa që nga fillimi i pandemisë, ka pasur një largim të punonjësve. Ai deklaroi se i kanë kërkuar kryeministrit dhe Ministrisë së Financave të mbyllë me ligj fasoneritë por nuk kanë marrë përgjigje.

 

“Punonjësit i kam larguar dje nga puna përfundimisht. Pavarësisht kushteve të sigurisë dhe higjienës është diçka që nuk mund të ruhemi dhe i kam çuar në shtëpi. Kemi 208 punonjës të siguruar. 105 punonjës kam pasur aktualisht, një pjesë ka kaluar në asistencë, për një pjesë kemi kërkuar pagën e luftës në tatime, një pjesë kanë ndenjur se kanë fëmijët dhe një pjesë se kanë pasur frikë. Unë i kam të gjithë nga Kruja dhe fshatrat përreth. Duke parë situatën e vështirë të pandemisë që kishte hyrë në rrethina, vendosëm t’i kërkojmë kryeministri dhe ministrit të financave të pezullohen për një kohë fasonët pasi ishin risk për t’u infektuar. Fasoneritë e Krujës marrin punonjës dhe nga poshtë dhe vijnë në punë me mjete të mbyllura që ishin të rrezikuara. menduam t’i bëjmë kërkesë km për të na përfshirë në paketën ekonomike 2 për të përfituar pagën e luftës. Deri sot nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Disa mbyllën 10 ditë, disa 1 javë. i dhamë lejet e zakonshme paradhënie. I rihapëm sepse ishim të detyruar për punonjësit. Një pjesë i dërguam në asistencë. Nuk ka vendim që ne të mbyllemi. I kemi mbyllur vetë dhe nuk përfitojmë asgjë, as ne as punonjësit tanë. Nuk mund ta përballojmë. Presim përgjigje për të mirën e të gjithëve. Situata në Krujë ka agravuar shumë”, deklaroi ai.

Ndërsa një punonjëse fasoneri tha se prej dy ditësh nuk ka shkuar më në punë dhe do të qëndrojë për 14 ditë në karantinë.

“Kam 20 vjet që punoj në fasoneri. Jam karantinuar në shtëpinë time. Pardje e kam lënë punën dhe do qëndroj për 14 ditë. Puna në fasoneri është në seri dhe rreziku është në çdo moment. masat që mori fasoneria ishin alkooli, distanca, maskat, këto. Dorëzat s’mund t’i mbanim për shkak të procesit të punës. Ku jam unë janë më shumë se 200. Ditën e fundit ka pasur 50 e ca punëtorë. Duke parë gjendjen. 14 ditë jo, pastaj më vonë. Nuk mund të jem e veçuar se jam me dy pleq e dy fëmijë”, u shpreh punonjësja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...