Portret i paautorizuar/ Pëllumb Pipero, doktori që vjen nga spitali ushtarak i komunizmit

E Enjte, 23 Prill 2020 14:12

Nga Evis Nasto/Për të janë thurur këngë, bejte dhe MEME pa fund. Është shnëdrruar në një simbol kulturor në median klasike dhe në rrjetet sociale duke fituar simpatinë e gjerë të publikut në kohë të vështira për ekzistencën njerëzore.

Nuk bëhet fjalë për një artist e ca më pak për një politikan. Ai është një mjek veteran në Spitalin Infektiv në QSUT, të cilin unë kam patur rastin ta njoh dhe nga afër në një intervistë në studio disa vite më parë.

Mjeku më popullor i momentit, Pëllumb Pipero pozon me picën që i ...

Doktor Pëllumb Pipero është një nga ata mjekë që ende nuk e ka humbur besnikërinë ndaj parimeve të Hipokratit për të cilat është betuar 39 vite të shkuara kur përfundoi me rezultate të shkëlqyera Fakultetin e Mjeksisë. Një besnikëri që tregon shumë për vlerat karakteriale të tij duke qenë se profesionin e mjekut dhe specializimin si infektolog erdhën si rrjedhojë e rastësisë dhe jo zgjedhjes personale.

E tillë ishte jeta për çdo të ri në diktaturë ku fatet i kishte në dorë Partia-Shtet dhe jo individi. Për një familje të madhe si ajo nga vinte djaloshi Pipero, me 4 vëllëzër të tjerë dhe 2 motra, të ndiqje pasionet ishte një luks i paarritshëm, sidomos kur e drejta për studimet e larta nuk ishte një mundësi e akesueshme për të gjithë shqiptarët. Ndaj kur 18-vjeçarit i doli e drejta për të studiuar mjekësi në vitin 1976, ai nuk u ndje edhe pse në mendjen e tij fshihej dëshira për të studiuar filozofi.

“Atë vit – kujton Pëllumbi në një intervistë për një të përditshme – për filozofi shkoi vetëm një student dhe mua më sollën në mjekësi. Kam punuar dyfishin e kolegëve të mi…” Mjekësia mund të quhej një rastësi e këndshme për të nëse do të krahasohej me peripecitë e tjera që iu desh të përballej.
Studimet i përfundoi me mesataren 9.86 dhe pas stazhit 1 vjeçar, ëndërronte që së paku të mund të qendronte në Fakultet si pedagog, kështu mund t’i përkushtohej studimeve dhe hulumtimit shkencor.

Por të qenurit student i shkëlqyer nuk e privonte Partinë nga e drejta për të vendosur se ku duhej të emëroheshe. Pëllumb Pipero u emërua mjek në Spitalin Ushtarak duke u rekrutuar kështu pa dëshirën e tij në rradhët e Forcave të Armatosura. Ishte moda e fletërrufeve dhe doktori i ri, krejt pa përvojë, kujton se u përpoq të jepte më të mirën në spitalin ushtarak, aq sa falenderimet e bujshme me fletërrufe të ngjitura pas murit u bënë të tepërta për xhelozinë e kolegëve. Nuk vonoi emërimi i ri në një repart ushtarak në Ndroq.

Bluzat e bardha janë paragjykuar"/ Pipero: Ja çfarë do mbaj mend ...

Qasja e tij e parë si mjek me të sëmurë ndodhi pikërisht në këtë repart. Me thjeshtësinë që e ka karakterizuar ngahera doktori kujton “nuk ishte kaq e thjeshtë të përballej me të sëmurin për një mjek pa shumë përvojë si ai, por gëzohej kur njerëzi i thonin ‘Je doktor i mirë!’ ” . Një optimist i lindur, doktor Pipero ia doli të shikonte gjysmën plot të gotës gjatë qëndrimit në Ndroq duke u kredhur në lexime që e ndihmuan në studimet pasuniversitare.

Ai nuk u tremb as kur në vitet e rikthimit si zv/dekan për pjesën e Ushtrisë në Fakultetin e Mjeksisë, ish ministrja e arsimit asokohe e kërcënoi me varje në trekëmbësh për vonesën në dhënien e përgjigjies së analizave për helmimin e disa studentëve, vetëm sepse ai përdori termin e panjohur për zyrtaren e nomeklaturës së kuqe “mbjellje të bakterit”. Vetëpërmbajtja, një veçori kaq esenciale për një mjek dukshëm ishte e pranishme tek doktori i ri. Ajo çka mungonte ishte rezistenca ndaj gjakut. Provat e shumta në kirurgji duke asistuar në operacione doktorin e njohur asokohe Ismail Feta dështuan të gjitha. Ishte konstatimi i drejpërdrejtë i Fetës “Pëllumb, ti nuk bën për kirurgji” – që e pozicionoi më pas doktorin tek infektivi.

Rastësi ose jo, doktor Pëllumb Pipero u gjend përballë sprovës më të madhe të tij si mjek në një kohë lufte me një virus që asnjë personalitet i mjekësisë dhe kërkimit shkencor në botë nuk di të jap një informacion të detajuar për natyrën e këtij patogjeni vdekjeprurës. Prej mëse një muaj, ai është protagonist në çdo studio televizive, jo vetëm për përvojën e tij të gjatë në mjekësi, sepse në këtë betejë fronti i mjekëve u pasurua me shumë figura të shquara që iu përgjigjën thirrjes për shërbim, paçka se kishin dalë në pension.

Dr. Pipero fitoi një pëlqyeshmëri të gjerë në publik për karakteriskat e tij humane që ndryshe nga shumë mjekë të tjerë nuk i ka humbur me kalimin e kohës.

Alienizimi me vuajtjet e të sëmurit, zhbërja e shqetësimit të familjarit janë tipare që i ndeshim rëndom vitet e fundit tek bluzat e bardha. Për shumë rrethana, janë të rrallë mjekët të cilët dinë të shpjegojnë me një gjuhë të thjehtë për pacientin gjendjen e tij shëndetsore, duke fituar kështu bashkëpunimin dhe besimin e të sëmurit, që cilido profesionist me përvojë e di se është thelbësisht e rëndësishme për të fituar betejën me çdo sëmundje dhe me këtë pandemi.

Dr.Pëllumb Pipero është një nga këta mjekë, që duke gërshetuar përvojën me humanizmin, ia ka dalë që sëbashku me ekipin e Infektivit të rikthejë besimin dhe popullaritetin e humbur të bluzave të bardha në këto kohë lufte për ekzistencën njerëzore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...