Letra e kreut të shtetit, Ilir Meta për Këshillin e Lartë Gjyqësor lidhur me mbarimin e mandatit të Ardian Dvoranit ka qenë temë e debatit në emisionin “Real Story”. Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se KLGJ duhet të kishte shqyrtuar mandatin e Dvoranit pa shkuar kërkesa e Presidentit.
“Këshilli i Lartë Gjyqësor është i detyruar të shqyrtojë me prioritet kërkesën e Presidentit. KLGJ nuk duhej të priste kërkesën e Presidentit, por duhet të ishte vënë vetë në lëvizje për të konstatuar mbarimin e mandatit të z.Dvorani që në vitin 2014. Tashme ai duhet te largohet dhe KLGJ duhet ta shqyrtoje kërkesën e Metës dhe t’i pranoje shqetësimet e tij pa asnjë vonesë”,- tha Klodiana Lala.
Ndërsa analisti Arian Vasjari u shpreh: “Në këndvështrimin tim Presidenti Meta ka përforucar një pozicion të drejtë dhe korrekt në raport me ligjin dhe Kushtetutën, edhe me këtë letër. Në vështrimin tim situata është e qartë, Dvorani nuk mund të jetë më në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”.