Akuza e fortë/ Ish-deputeti: 'Policia fsheh trafikantin se e ka babain polic'

Saturday, 02 May 2020 16:08

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi ka ngritur akuza ndaj Policisë Vendore të Qarkut Dibër se po mbante të fshehur djalin e një polici në detyrë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i vënë në pranga një ditë më parë.

Gjunkshi thotë se i arrestuari B. Vranezi ishte prej disa muajsh në Dibër dhe endej i lirë, deri kur policia u detyrua të vërë në zbatim arrestin e ardhur nga Prokuroria Italiane për “trafikim të lëndëve narkotike” dhe “pjesëmarrje në organizatë kriminale”.
“Arrestohet djali i policit në detyrë! Ngjarja e një dite më parë në Dibër, ku u arrestua Besmir Vranezi nxori zbuluar policinë Vendore të Qarkut Dibër.
35 vjeçari Vranezi është djali i Policit Qemal Vranezi, me detyrë Përgjegjës i Postës së Policisë në Maqellarë

Edhe pse ishte prej disa muajsh në Dibër , Besmir Vranezi endej i lirë dhe i pa shqetësuar nga policia lokale, deri sa këta të fundit, u detyruan të ekzekutojnë urdhër arrestin e ardhur nga Prokuroria Italiane për “trafikim të lëndëve narkotike” dhe “pjesëmarrje në organizatë kriminale

Fakti që Qemal Vranezi vazhdon punën shumë i qetë tregon se ai ka një super mbrojtje;

Kush qëndron pas babait polic dhe të birit trafikant? Mbrojtja vjen nga kupola drejtuese e partisë socialiste në pushtet.

Ata mendojnë dhe punojnë vetëm si ti shërbejnë padronëve të krimit të lidhur me politikën”, shkruan Gjunshki.

35-vjeçari u arrestua dje me qëllim ekstradimi në shtetin italian, pas një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata e Trentos në 1 shkurt të këtij viti.

“Kapet dhe arrestohet një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”.

Arrestimi i përkohshëm i 35-vjeçarit u bë me qëllim ekstradimin drejt shtetit italian.

Operacioni i finalizuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër në bashkëpunim me Interpol Tirana

Strukturat e DVP Dibër, krahas punës për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën intensive për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Në këtë kuadër, shërbimet operacionale të DVP Dibër, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, pas informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin policor, duke bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së një personi në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në qytetin e Peshkopisë, i shtetasit B. A.(V), 35 vjeç, banues në Peshkopi, Dibër.

Kapja dhe arrestimi i përkohshëm u bë sepse shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Trentos, Itali, më datë 01.02.2020, ka lëshuar urdhër arresti ndëkombëtar për kryerjen e veprave penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Maksimumi i dënimit për këto vepra penale është 24 vjet burg.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia një ditë më parë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...