Punonjësit e ‘Albpetrol’ kundërshtojnë pushimet nga puna/ MIE: Ja 4 vendimet që u morën sot

E mërkurë, 06 May 2020 18:15

Punonjësit e ‘Albpetrol’ kundërshtojnë pushimet nga puna/ MIE: Ja 4 vendimet që u morën sot

Ndërsa punonjësit e ‘Albpetrol.sh.a’ kanë dalë në protestë për shkak të pushimeve nga puna dhe kufizimit të pagave, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës ka dalë në një deklaratë për shtyp ku u bën të ditur punonjësve se janë marrë masat që të mos ketë pushime nga puna edhe pse Albpetrol është në ristrukturim të thellë të organikës.  

 
 

‘Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndjekur me vëmendje të veçantë zhvillimet në shoqërinë “Albpetrol sh.a.”, e cila prej kohësh ka nisur një proces të thellë ristrukturimi, me synimin e nxjerrjes së kompanisë nga një gjendje problematike financiare.

 
 
 

Ky proces është zhvilluar prej disa muajsh, në dialog të ngushtë me Sindikatën e re të Naftëtarëve, duke dakordësuar të gjitha kushtet e trajtimit të punonjësve që do të prekeshin nga ky ristrukturim.

 
 

Situata është bërë edhe më e vështirë për shkak të kushteve të reja, të krijuara nga masat parandaluese ndaj pandemisë së COVID-19, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën, me një ndikim të drejtpërdrejtë në çmimin e naftës, i cili ka arritur vlerën më të ulët prej dekadash.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në vlerësim të kësaj situate, në dialog edhe me përfaqësuesit e Sindikatës së punonjësve, ka pezulluar procesin e ristrukturimit si dhe i ka rekomanduar shoqërisë një rregullim të brendshëm të nivelit të pagave.

Si rezultat i kësaj ndërhyrjeje është bërë e mundur që:

•     Punonjësit e terrenit, të cilët kontribuojnë për prodhimin, pra naftëtarët dhe specialistët e tjerë, do të vazhdojnë të përfitojnë të njëjtat të drejta në pagë.

•     Asnjë punonjës i Albpetrol të mos humbasë vendin e punës deri në përfundim të situatës së pandemisë së COVID-19.

•     Pezullohet procesi i ristrukturimit dhe të gjithë punonjësit e njoftuar më parë për ndërprerje të marrëdhënieve të punës do të paguhen me pagën e luftës deri në përfundim të periudhës së pandemisë së COVID-19.

•     Reduktimi i pagës deri në 60% është bërë vetëm për administratën e shoqërisë, e cila ka pasur një nivel të lartë page.

MIE do të vijojë të ndjekë me vëmendje ristrukturimin dhe forcimin e shoqërisë Albpetrol si dhe kujdesin social për punonjësit e saj. Ndërkohë në bashkëpunim me stafin drejtues të Albpetrol kemi dhënë zgjidhje imediate për depozitimin e naftës, pasi çmimi aktual i brendit nuk lejon tregëtimin e produktit, si rrjedhojë prodhimi do të vazhdojë pa ndërprerje.’

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...