Guvernatori i Bankës: Po rishikojmë shtyrjen me 3 muaj të kësteve të kredive

E mërkurë, 06 May 2020 18:32

Krahas rreziqeve që i kanosen ekonomisë për shkak të Pandemisë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko paralajmëroi një shtyrje të pagesës së kësteve të kredive për disa sektorë që janë prekur më tepër.

Gjatë konferencës së tij pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Sejko u shpreh se janë duke marrë në konsideratë një shtyrje me tre muaj të pagesës së kësteve të kredive.

 
 

“Po shikojmë situatën financiare të bankave dhe bizneseve, jemi duke parë shifrat, ndikimi që ka në sektor shtyrja e kësteve dhe mundësia e një reagimi nga Banka e Shqipërisë.

 
 

Po marrim në konsideratë një reagim të dytë për të lehtësuar bankat në raport me ristrukturimin e kredive, mund t’u lehtësojmë, një ristrukturim më afatgjatë, por bazuar te cikli i bizneseve.

 
 

P.sh turizmi një sektor më i goditur mund të ketë nevojë për një ristrukturim apo i fasonëve.

Garancia sovrane për biznesin akoma nuk është përfunduar, normalisht do të shikojmë efektin kur të prezantohet, për momentin bankat po operojnë me garancinë e parë sovrane për pagat e punonjësve.

Kemi rreth 70 raste të aprovuara, 8.5 milion euro, por ka edhe 300 aplikime të tjera në proces.

Është një garanci po elaborohet në sistemin bankar. E dyta do të shikohet kur të bëhet e vlefshme, edhe ne më pas do të kemi një ide më të qartë.

Ne e kemi theksuar, efektet do të jenë të forta në ekonomie, si në të gjithë botën. Parashikimet janë për recesion. Ne jemi të qartë për këtë pjesë. Ne duhet të kemi parasysh që është goditje kalimtare dhe të marrim masat tona, që të na gjejë sa më të përgatitur për t’u ringritur sa më shumë. Duhet të ruajmë zinxhirin e prodhimit, me sa më pak falimente”, tha Sejko.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...