Aplikimi për pasaporta biometrike dhe karta identiteti, ministri tregon vendimin. Ja si do procedohet

E Enjte, 07 May 2020 11:45

Në një prononcim Lleshaj ka bërë të ditur se aktualisht po shpërndahen pasaportat dhe kartat e ID të prodhuara më parë, ndërkohë që ka njoftuar se javën  tjetër do të krijohet një aplikacion për qytetarët, me anë të të cilit do të mund të rezervojnë oraret për t’u paraqitur pranë zyrave të aplikimit.

 

 Ministri i Brendshëm ka theksuar se qytetarët duhet të paraqiten vetëm brenda orareve, në këtë mënyrë do të mund të shmangen radhët dhe dyndjet.

“Ndërkohë që ka filluar aplikimi për karta ID dhe pasaporta të reja, aplikim i cili kryhet pranë zyrave të koncesionarit dhe pranë zyrave të Komisariateve të Policisë.

Dua të theksoj që për të evituar radhët dhe për të evituar mundësinë e infektimit me virusin COVID-19 është menduar që aplikimi të bëhet vetëm pas caktimit të orarit përkatës të kohës së paraqitjes së qytetarëve pranë zyrave të aplikimit.

Dhe për këtë, duke filluar nga java tjetër do të jetë në dispozicion një aplikacion, i cili u mundëson qytetarëve, të aplikojnë duke caktuar paraprakisht orarin e paraqitjes pranë zyrës përkatëse, në Komisariatin e Policisë apo pranë koncesionarit ku aplikohet për pasaporta”, thekson Lleshaj.

Prononcimi i plotë i ministrit Lleshaj në lidhje me këtë proces:

Pas ndërprerjes për disa kohë të aplikimeve për kartat e identitetit dhe pasaportat, tashmë në kuadër të masave lehtësuese të shërbimeve, ka filluar puna për aplikimet edhe për kartat e identitetit, edhe për pasaportat, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe ka vazhduar edhe shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit të prodhuara për qytetarët.

E theksoj këtë pasi ka pasur shumë pyetje dhe kërkesa nga qytetarët, të cilët ende nuk janë informuar, ndaj dua të shfrytëzoj këtë mundësi sot për të thënë që të gjithë ata, që kanë aplikuar për një kartë apo pasaportë, mund të paraqiten për tërheqjen e saj, pasi të lënë orarin përkatës të takimit me zyrat e shpërndarjes së këtyre dokumenteve.

Ndërkohë që ka filluar aplikimi për karta ID dhe pasaporta të reja, aplikim i cili kryhet pranë zyrave të koncesionarit dhe pranë zyrave të Komisariateve të Policisë.

Dua të theksoj që për të evituar radhët dhe për të evituar mundësinë e infektimit me virusin COVID-19 është menduar që aplikimi të bëhet vetëm pas caktimit të orarit përkatës të kohës së paraqitjes së qytetarëve pranë zyrave të aplikimit.

Dhe për këtë, duke filluar nga java tjetër do të jetë në dispozicion një aplikacion, i cili u mundëson qytetarëve, të aplikojnë duke caktuar paraprakisht orarin e paraqitjes pranë zyrës përkatëse, në Komisariatin e Policisë apo pranë koncesionarit ku aplikohet për pasaporta.

Theksoj edhe njëherë se është e rëndësishme që paraqitja pranë zyrave të bëhet vetëm pasi është bërë aplikimi dhe pasi është marrë orari përkatës, përndryshe nuk do të ofrohet shërbim, pa këtë kusht të plotësuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...