'Kënaqen kur vriten shqiptarët'/ 'Bomba' e Metës: Edhe unë jam objektiv i disa gangsterëve lokalë e ndërkombëtarë

E Enjte, 21 May 2020 22:31

Presidenti Ilir Meta bëri një tjetër deklaratë të fortë gjatë intervistës së tij në Syri TV. Kreu i shtetit foli për armiq të Shqipërisë, sipas tij ca gangsterë lokalë dhe ndërkombëtarë, që duan përgjakjen e Shqipërisë.

Sipas tij, një objektiv i tyre është edhe vetë ai.

 
 
 

Pjesë nga debati në emision:

 
 
 

Çani: Unë them se këto që themi nuk janë zgjidhje. Që në vitin 2013 ka patur një skenar të parapërgatitur. Nuk jemi rastësisht te polici që i ve shkelmin atij studentit. Ka investuar shumë në Policinë e Shtetit. I ka bërë të frikshëm...

 
 

Meta: Nëse keni ju frikë nga këta policë, bravo ju qoftë. Nuk e ka fajin Enver Hoxha.

Çani: Nuk mund të bësh Venezuelën. Je shumë vonë

Meta: Unë flas për të gjithë ata që duan të jetojnë me dinjitet, si njerëz të lirë.

Peka: Nuk mund të flasësh në emër të të gjithë popullit.

Çani: Po them të kundërtën. Vetëm një rast kemi patur, në 97 kur njerëzit humbën para dhe dolën. Unë nuk di që ky popull të ketë një kulturë proteste. Unë thjesht konstatoj.

Peka: Unë dhe Bejtja kemi qenë në transmetim 40 orë live edhe kur na thonin nuk do të prishet Teatri, ndërpriteni transmetimin live. Edhe këtë çështjen e firmës nuk e njoh.

Meta: E shpreh forcën atëherë kur duhet dhe nuk mund të provokohem si pak ditë më parë, kur duan armiqtë e Shqipërisë. Ca gangsterë lokalë dhe ndërkombëtare. Një objektiv i këtyre armiqve të Shqipërisë është edhe Ilir Meta, jo si individ por për qëndrimet e mia për çështjen e Kosovës, stabilitetin e rajonit. E kanë kënaqësi të vriten shqiptarë dhe me gjakun e tyre të vendosin një regjim diktatorial. 

Bejtja: Mund tju vemë emra?

Meta: Do tju them edhe më shumë. A ju thashë se mos pati zgjedhje më 30 qershor nuk ka negociata? E patë si u shtuan kushtet? Nuk ua them dot të gjitha. Unë nuk jam si Monika që e ka personale, unë e kam kombëtare, kushtetuese. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...