Rritet vdekshmëria foshnjore dhe jetët e humbura nga simptoma të panjohura më 2019. Qyteti me numrin më të madh të vdekjeve në Shqipëri

Premte, 22 May 2020 08:06

Shqipëria po bën hapa prapa në indeksin e zhvillimit njerëzor për shkak se vdekshmëria foshnjore po rritet vit pas viti dhe nga ana tjetër shëndeti i popullatës po përkeqësohet, duke rritur jetët e humbura në mosha të reja.

Teksa numri i lindjeve është në rënie të mprehtë vitet e fundit, vdekshmëria foshnjore i është kthyer rritjes. Vdekshmëria në këtë grupmoshë zakonisht është tipar i vendeve të varfra. INSTAT raportoi sot se, në vitin 2019, niveli vdekshmërisë foshnjore është 10,3 për 1 mijë lindje të gjalla kundrejt 8,9 për lindje të gjalla në vitin 2018.

Shkaqet kryesore të vdekshmërisë foshnjore (nën 1 vjeç) janë “ndërlikime në barrë, të lindjes dhe të periudhës së paslindjes” me 38,2 % dhe “sëmundjet që shfaqen në periudhën e rreth lindjes” me 27,6 % të kësaj grup moshe gjithsej

Rriten vdekjet nga infarktet dhe simptomat e panjohura

Në vitin 2019, numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri është 21.937, duke shënuar një rritje prej 133 vdekje më shumë se në vitin paraardhës (ose 0,6 %). Sipas gjinisë, 11.781 është numri i vdekjeve të raportuara për meshkuj (1,0 % më shumë se në vitin 2018) dhe 10.156 vdekje të raportuara për femra (0,2 % më shumë se në 2018). Niveli bruto i vdekshmërisë për vitin 2019 është 768,6 vdekje për 100 mijë banorë përkundrejt 760,6 që ishte në vitin 2018. Referuar shkaqeve të vdekjeve, peshën më të madhe e zënë vdekjet nga “shkaqet natyrale” 94,1 %, ndjekur nga “Aksidentet” me 2,4 %.

 

Në vitin 2019, vdekjet nga grup-sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” zënë 53,4 % të vdekjeve gjithsej. Ky grup sëmundjesh vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve, me një nivel vdekshmërie 410,0 për 100 mijë banorë dhe krahasuar me vitin paraardhës ka një rritje prej 0,9 %.

Brenda grup-sëmundjes të “Aparatit të qarkullimit të gjakut” përqindjen më të lartë e zë vdekshmëria nga “sëmundjet kronike të zemrës” me 29,4 %, “sëmundjeve të enëve të trurit” me 28,9 % dhe “sëmundjet ishemike të zemrës” me 23,9 %.

Vdekjet nga grup sëmundja “simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë”, shënon një rritje prej 2,2 %, krahasuar me vitin 2018.

Në këtë grup, 72,4 % të rasteve e zënë vdekjet mbi moshën 70 vjeç dhe shkaku specifik i vdekjes “vdekje nga pleqëria” zë 96,8 % të vdekjeve në këtë grup. Vdekjet nga grup-sëmundja “Tumore” zënë 16,3 % të vdekjeve gjithsej, duke u renditur si grupi i tretë kryesor referuar numrit të vdekjeve të shkaktuara (nga sëmundjet).

Niveli i vdekshmërisë për këtë grup sëmundjesh është 125,5 për 100 mijë banorë dhe ka një ulje prej 3,0 %, krahasuar me vitin 2018. Në grupin “Tumore” përqindjen më të lartë e zë nëngrupi i “tumore të aparatit të tretjes”, me 34,2 % dhe “tumore të aparatit të frymëmarrjes” me 25,9 %.

 

Burrat vdesin nga tumoret, gratë nga sëmundje të panjohura

Vdekshmëria sipas gjinisë Grupi i sëmundjeve të “aparatit të qarkullimit të gjakut” janë shkaku kryesor i vdekjeve si tek burrat dhe tek gratë me një nivel vdekshmërie 422,6 për burrat dhe 397,5 për gratë, për 100 mijë banorë.

Grup-sëmundjet “Tumore” janë shkaku kryesor i vdekjeve tek meshkujt me një nivel vdekshmërie 159,4 për 100 mijë banorë, ndërsa për femrat 91,8 për 100 mijë. Gratë kanë nivelin më të lartë të vdekshmërisë në grupin e “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë”, 146,4 për gratë dhe 117,9 për burrat, për 100 mijë banorë.

Mosha e reja vdesin nga helmimet, të moshuarit nga tumoret

Me rritjen e moshës rritet dhe numri i vdekjeve nga sëmundjet e “aparatit të qarkullimit të gjakut”, këto sëmundje janë shkaku kryesor i vdekjeve në grupmoshat mbi 70 vjeç. Grup sëmundjet “Tumore” shënon vlera të larta në grupmoshën 50-59 vjeç me mbi 30 % të numrin të vdekjeve në këtë grupmoshë, ndërsa në grupmoshat 40-69 vjeç vdekjet nga tumoret janë shkaku i mbi 25 % të rasteve të vdekjeve. Dëmtimet traumatike dhe helmimet janë grupi me peshën më të madhe në vdekjet e shkaktuara për grupmoshën 15-39 vjeç.

 

Gjirokastra me vdekjet më të larta, Tirana më të uletat

Sipas qarqeve, koeficienti bruto më i lartë i vdekjeve vihet re në qarkun e Gjirokastrës me 1245.0 për 100 mijë banorë, ndërsa më i ulëti në qarkun e Tiranës me 598.3.

Qarku i Beratit shënon vlerën më të lartë të koeficientit bruto të vdekshmërisë për grup sëmundjet “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” me 534.1, ndërsa qarku i Durrësit shënon vlerën më të ulët me 345.4 për 100 mijë banorë.

Referuar grup sëmundjes “Tumore” në vitin 2019, koeficienti bruto më i lartë i vdekjeve është në qarkun e Gjirokastrës dhe Korçës përkatësisht me 215.2 dhe 175.4, ndërsa më i ulëti në qarkun e Tiranës dhe Durrësit me 94.5 dhe 115.4 vdekje për 100 mijë banorë të qarqeve përkatëse.

Në vitin 2019, vdekshmëria sipas grup sëmundjeve kryesore për çdo qark ruan të njëjtën strukturë, është e dallueshme që në qarkun e Gjirokastrës dhe Elbasanit vdekjet nga “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë” zënë mbi 20 përqind të vdekjeve në këto qarqe.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...