Autoshkollat që nuk zbatojnë rregullat anti-Covid do të penalizohen, madje rrezikojnë deri në mbylljen e aktivitetit.
Prej dy javësh në të gjithë vendin janë hapur autoshkollat për përgatitjen e kursantëve të rinj, por Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor paralajmëron vendosjen e gjobave për subjektet që nuk zbatojnë rregullat. Drejtoria e Transportit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë nisur monitorimin dhe kontrollet në klasat mësimore.
“Zbatimi i masave anti-Covid 19 nga ana e autoshkollave e?shte? detyrim ligjor. DPSHTRR dhe Task-Forca e Transportit Rrugor vijon monitorimin dhe kontrollet ne? klasa e ne? procesin me?simor qe? ka rinisur nga 11 Maji. Nuk do të donim kthim mbrapa ndaj disiplina, kujdesi, serioziteti ne? mbrojtjen e aplikante?ve dhe personelit ka re?nde?si te? jashte?zakonshme pe?r jete?n dhe vijimin e aktivitetit ekonomik te? ke?tij sektori. C?do mange?si apo pakujdesi do jete? subjekt penalizimesh edhe nga Nje?sia Operacionale Anti-Covid (Task-Forca nde?rinstitucionale) dhe Policia e Shtetit”, sqaron Drejtoria e Transportit.
Aktiviteti i subjekteve private që regjistrojnë dhe përgatisin aplikantë për leje drejtimi, rritje kategorish, teori e praktikë, u rihap me dy faza më 11 Maj. Kursantëve që iu ndërpre kursi i teorisë/praktikës për shkak të mbylljes së aktivitetit në 13 Mars, procesi mësimor rinisi, aty ku ishte ndërprerë.
Sipas Drejtorisë të Përgjithshme të Transportit Rrugor prioritet i masave është distanca mbi 1.5 m dhe rregullave të higjienës në teori, sikurse seancave online. Nga 18 Maji nisi edhe instruksioni në rrugë, ku nuk lejohej mbi 1 praktikant në kabinë, veç kur janë familjarë, si dhe të jenë të pajisur me maska, doreza, matje e dezinfektime. Autoshkollat duhet të koordinohen paraprakisht me drejtoritë rajonale për të shmangur tejkalimin e kapaciteteve të lejuara për testim konform protokolleve të masave të sigurisë.
Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor paralajmëroi edhe më 13 Maj se rihapja e autoshkollave do të shoqërohet me kontrolle dhe monitorime të shpeshta, madje shkelja e rregullave do të penalizohet ashpër rast pas rasti ose do të rikthejë në bllokim aktiviteti të sektorit. /Monitor