Në një lidhje direkte nga Holanda për "A Show", gazetari Vincent Von Gerven Oei foli mbi letrën dërguar mbi botës së artit ndërkombëtar pas prishjes së Teatrit Kombëtar.
I pyetur nga Adi Krasta lidhur me arsyet që i çuan drejt shkruarjes së kësaj letre, ai akuzoi kryeministrin Edi Rama si monopolizator të kulturës në Shqipëri.
“Por tani që në momentin ka ndërmarrë një sulm direkt në Shqipëri, ai ka monopolizuar jetën kulturore rreth personazhit të tij, ne po mendonim të shkruanim diçka që do ti tregojë botës politikën e këtij të ashtuquajturit artist-politikan”, u shpreh Oei.
Por si është pritur letra?
"Reagimi ka qenë shumë poziv. Që nga fillimi kemi apgtur një mbështetje të madhe. Deri tani kemi mbledhur mbi 400 firma dhe mendoj se do arrijmë edhe 500. Nuk kemi patur asnjë përgjigje negative. Kjo nuk është përpjekja e parë. Ka patur përpjekje të tjera nga brenda dhe jashtë për të ndriçuar atë që po ndodh në Shqipëri. Për të kuptuar atë çfarë po ndodh me këtë artist-politikan", tha Vincent Von Gerven Oei.
Përmes një letre publike, publikuar tek HyperAllergic, një forum i njohur për artin dhe kulturën, ata kanë sjellë në vemëndje disa prej politikave më anti-demokratike që Rama po ndërmerr, duke u fshehur pas petkut të politikanit-artist.