Transporti publik protestë para Ministrisë, çojnë urbanët dhe improvizojnë respektimin e masave:Të plotësohen kërkesat tona

E mërkurë, 10 June 2020 12:06

Transporti publik ka protestuar sërish sot para Ministrisë së Transportit duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre. Ky sektor ndodhet në vështirësi për shkak të bllokimit për 3 muaj me radhë nga pandemia e koronavirusit dhe rikthimi në 15 qershor pritet të jetë sërish me probleme pasi kërkohet respektimi i masave higjieno-sanitare duke përfshirë shërbimin për një numër të vogël qytetarësh.

Shoqatat e Transportit kërkuan të hiqet akciza e naftës dhe taksave për karburantin si dhe të ulet TVSH-ja në masën 2%.

Ndërkohë ata improvizuan një udhëtim me urban në bazë të kushteve të reja të detyrueshme.

Sipas tyre, është e pamundur të zbatohen protokollet e sigurisë dhe distanca është e pamundur të ruhet pasi kjo do të thotë të punojnë me gjysmë kapaciteti.

Login to post comments