Mjeku i njohur, Petrit Vargu, ka denoncuar një skandal që po ndodh në Qendrën Spitalore Universitare 'Nënë Tereza'.
Ai në një shënim në faqen e tij në Facebook shkruan se, 'një mjek dhe dy infermierë janë pozitiv me Covid në urgjencën e QSUT-së'.
Ndërkohë që sipas tij ministria nuk bën tampone për personelin, por i fsheh rastet.
Ja postimi i plotë:
Skandal!.
Një mjek dhe dy infermiere janë pozitiv me Covid në urgjencën e QSUT-së. Ministria e Shëndetësisë nuk bën tampone për personelin dhe fsheh rastet.
SPAK ku është? Po vidhen jetët e njerëzve!