Shqipërisë i duhen 7 mld euro në shëndetësi dhe infrastrukturë

Tuesday, 30 June 2020 08:04

 

Pandemia Covid ka nxjerrë në pah nevojën për më shumë investime në sektorin e shëndetësisë dhe ne infrastrukture.

Duke analizuar planin e rimëkëmbjes nga Bashkimi Europian, Instituti Ndërkombëtar i Vjenës për Kërkime Ekonomike analizoi se, pandemia i bëri të dukshme vështirësitë që u krijuan në transport nga mungesa e infrastrukturës për mbërritjen emergjentë të ilaçeve, pajisje dhe stafeve mjekësore nga një vend tek tjetri.
Në kuadër të përllogaritjeve ekspertët e Vienës përllogarisin se në 10 vitet e ardhshme Evropës i duhen rreth 2 trilionë euro investime në infrastrukture dhe energji.

Sipas përllogaritjeve, Shqipërisë i nevojiten rreth 7 miliardë euro për të përmirësuar mbi 300 kilometër lidhje dhe nyje te infrastrukturës pjesë e korridoreve evropiane. Sipas përllogaritjeve të ekspertëve të Vjenës Shqipërisë i duhen investime në infrastrukturës sa 57% e PBB së vendit.

Ekspertet e Vjenës pohojnë se 1,5 trilionë euro nga fondet e rimëkëmbjen duhet të shkojnë për përmirësimin real të infrastrukturës në BE që tregjet të lidhen me shpejt me njëra tjetrën. Infrastruktura rrugore dhe hekurudhore me e shpejtë do të ndihmonte lëvizjen e stafeve mjekësore nga një vend në tjetrin nis nga emergjencat që ka krijuar Covid 19.

Në fokus të investimeve në infrastrukturë duhet të jenë infrastruktura, energjia dhe dekarbonizimi.

Përforcimi i rrjeteve rrugore, hekurudhore dhe energjetikë do të ulë varësinë e furnizimeve nga jashtë kontinentit. Infrastruktura më e mire do të bëjë me lira kostot në vendet në zhvillime të Europës.

Analistët pohojnë se pandemia nxori në pah dobësitë strukturore të ekonomisë së Europës, ndaj nevojitet një strategji e mirë mirëmenduar për zgjidhje afatgjata.

Bashkimi Europian është duke përgatitur një strategji afatmesme të rikuperimit, në të cilat pritet të adresohen edhe dobësitë që nxori në pak pandemia./MONITOR

 

Login to post comments