Tre qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit.
Sipas të dhënave zyrtare, viktimat janë nga Tirana dhe Durrësi.
Deri me tani jane shenuar 62 viktima ne nga koronavirusi Covid-19.
Njoftimi zyrtar:
MSH: Fatkeqësisht, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit.
Një 44-vjeçare nga Durrësi, një pacient 71-vjeçar nga Tirana dhe një pacient 85-vjeçar gjithashtu nga Tirana.
Të 3 pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor.