Organizata Botërore e Shëndetësisë në një përgjigje ekskluzive për SYRI TV në lidhje me shtimin e rasteve të COVID 19 në vendin tonë, ka kërkuar marrjen e masave të menjëhrshme.
Sipas OBSH, Shqipëria duhet të rrisë menjëherë numrin e testimeve dhe të izolojë raste
‘Nëse situate nuk vihet në kontroll, sistemi shëndetësor është në rrezik, e duhen masa të rrepta’- deklaron për SYRI TV, OBSH me anë të një emaili të drejtuar gazetares Mariela Shkurta
Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se Shqipëria duhet të bëjë sa më shumë testime në mënyrë që të frenojë valën e re të përhapjes së COVID 19.
Ekskluzivisht për SYRI TV, OBSH shprehet se nëse kjo situatë do të vijojë atëherë rivendosja e masave të rrepta do të jetë e nevojshme.
Aktualisht po shohim një ringjallje të rasteve në disa vende. Për shembull, një rritje e vazhdueshme e rasteve gjatë një periudhe kohe, mund të menaxhohet nëse ekzistojnë sisteme të duhura për të identifikuar, izoluar, testuar dhe për tu kujdesur për çdo rast dhe për të karantinuar çdo kontakt .
Rivendosja e masave të rrepta, me angazhimin e të gjithë komunitetit, mund të jetë e nevojshme nëse rrethanat e kërkojnë.
OBSH paralajmëroi së nëse situatës nuk I kushtohej vëmendja e duhur, atëherë sistemi shëndetësor rrezikon të kolapsohet, thuhet në emailin për SYRI TV.
‘Edhe pse sistemi shëndetësor në Shqipëri po I përballon rastet në vend deri më tani, nëse transmetimi vazhdon të përshpejtohet, kjo mund të çojë në një rrezik për sistemin shëndetësor që ai të mbingarkohet, siç kemi parë në mënyrë tragjike edhe në disa vende evropiane më parë’, thuhet në përgjigjen për SYRI TV.
OBSH thekson gjithashtu se Shqipëria ka rritur testimet në ditët e fundit, por me rëndësi mbetet izolimi i tij.
‘Ne mund të shohim që qeveria dhe autoritetet shëndetësore po bëjnë më shumë testime, duke gjurmuar kontaktet e rasteve, dhe kjo është me të vërtetë thelbësore për të kuptuar se ku gjendet virusi, si po transmetohet ai, dhe më e rëndësishmja për ta izoluar atë në rast se ka pasur kontakte me një person i dyshuar ose i infektuar. Sa më shpejtë të përmbahen grumbullimet apo shpërthimet, aq më pak njerëz do të humbasin jetën’, shkruan OBSH.
OBSH shprehet se ulja e numrave kërkon gjithashtu angazhimin e komunitetit.
‘Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të ndjekin këshillat e autoriteteve shëndetësore, të lajnë duart, të mbajnë distancën, të mbajnë një maskë kur është e nevojshme, të qëndroni në shtëpi nëse keni simptoma. Rekomandohet gjithashtu përdorimi i maskave aty ku ka transmetim në komunitet dhe distanca fizike nuk është e mundur, qoftë kjo gjatë udhëtimit ose brenda komunitetit.
Ne vazhdojmë të punojë ngushtë me vendet për të identifikuar nevojat, tu sigurojë atyre udhëzime dhe të rrisim kapacitetet sipas nevojës,’ përfundon përgjigjja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë’, shkruhet në emailin e OBSH drejtuar SYRI TV.