Mjeku hematolog humbi betejën me COVID-19, ambasadorja Kim: Arjan Pushi do të kujtohet si hero!

Tuesday, 30 June 2020 18:45

Pas ndarjes nga jeta të mjekut hematolog, Arjan Pushi, pas kontraktimit të koronavirusit ka reaguar ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

pjimage (37)

Nëpërmjet një shënimi në Twitter, ambasadorja Kim shkruan se mjeku Pushi do të kujtohet si hero, pasi dha jetën ndërsa ishte në shërbim të të tjerëve.

“Jemi thellësisht të trishtuar nga humbja e parakohshme e Dr. Arjan Pushit. Ai e dha jetën, ndërsa ishte në shërbim të të tjerëve dhe do të kujtohet si hero!” shkruan ambasadorja Kim.

Lajmi per ndarjen nga jeta te mjekut: 

‘Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi, i cili, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor.

Prof. Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime famljarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

kim

Login to post comments