Tre nga katër rastet e reja me Covid-19 të konfirmuara nga Ministria e Shëndetësisë sot në qytetin bregdetar janë punonjës të Inspektoriatit Shëndetësor në Durrës.
Mësohet se bëhet fjalë për tre punonjës, pjesë e Task Forcës Anti-covid, të cilët ushtrojnë kontrolle mbi subjektet e biznese të ndryshme për të respektuar masat mbrojtëse.
Ata dyshohet se janë infektuar gjatë kontollleve që kanë ushtruar në pjesë të ndryshme të qytetit.
Ndërsa rasti i katërt në qytetin bregdetar, i përket një inspektori të AKU-së.