Përgatiti:
Ekipi Anti-Covid i Heda Albania*
Përqasja tradicionale e krijimit të vaksinave virale implikon përdorimin e një version të padëmshëm të virusit ose pjesëve të tij në një tretësirë, e cila injektohet në trupin e njeriut. Megjithatë kjo metodë merr shumë kohë dhe është e ngadaltë. Qasje të reja të inxhinierisë gjenetike, të cilat janë më të shpejta, bëjnë ndërfutjen e elementeve të caktuar gjenomik viral në një tretësirë, por efikasiteti i këtyre metodave është më pak i njohur krahasuar me metodat tradicionale.
Vaksina ka si qëllim ekspozimin e organizmit tonë ndaj një versioni të modifikuar por të padëmshëm të një virusi. Në këtë mënyrë, sistemi imunitar stimulohet dhe ‘stërvitet’ duke prodhuar antitrupa-proteina të cilat njohin specifikisht virusin e vërtetë dhe e ndalojnë atë përpara se të zhvillohet infeksioni. Me këtë mekanizëm vaksina ndihmon në krijimin e ‘memories imunologjike’ dhe kur organizmi bie në kontakt me virusin e vërtetë, sistemi imunitar ‘kujtohet’ dhe tashmë di si ta luftojë ‘pushtuesin’.
Hulumtuesit shkencorë mund të përdorin metoda të ndryshme për formulimin e një vaksine e cila testohet në mënyrë skrupuloze për siguri dhe efikasitet përpara se të aplikohet në njerëz. Fazat në të cilat kalon prodhimi i një vaksine janë disa derisa arrihet në miratim. Nga 135 vaksina anti COVID-19 që po testohen në mbarë botën vetëm 1 vaksinë është miratuar me kusht vetëm për përdorim ushtarak në Kinë.
Për t’u njohur me progresin aktual të vaksinave që po testohen në mbarë botën dhe me vaksinën e re të miratuar ju ftojmë të konsultoni përditësimin e radhës. KLIKO KETU
* Ekipi Anti-Covid përbëhet nga: Aldi Pupuleku PhD, Denisa Baci PhD, Erand Llanaj MPH, MSc, PhD(c), Ina Mexhitaj PhD(c), Irma Kuka, Julia Daragjati PhD, Livia Tepshi PhD, Teuta Muhollari PhD(c)